Ndalimi i shkatërrimit të mjedisit

18/03/2014 00:00

Prokuroria e Përgjithshme u kërkon prokurorive të rretheve, që për çdo
zyrtar që nuk raporton dëmtimet në mjedis, të nisin hetimet kryesisht,
pa qenë e nevojshme që vepra penale të referohet.

Ky urdher u be publik nga drejtori i hetimit ne organin qendror të akuzës, Adnan Xholi gjate konferences per parandalimin e krimit ndaj mjedisit ne vendin tone.

“Krahas abuzuesve në pasuritë natyrore, prokurorive të rretheve u është dhënë porosi e veçantë që të nisin hetimet kryesisht për zyrtarët përgjegjës, të cilët nuk raportojnë dëmtimin në mjedis”, tha Xholi.

Nga ana tjeter, Ministria e Mjedisit kerkoi aplikim te denimeve me te ashpra per krimet ne kete fushe.

“Zbatimi i këtij legjislacioni gjatë viteve të fundit ka lënë mjaft për të dëshiruar. Përballemi me depozitime të mbetjeve urbane, baseneve ujore, pjesëve të bregdetit tonë, apo liqeneve e rrugëve nacionale, të cilat sot kanë rritur dozën e degradimit të mjedisit dhe krimit të shkaktuar në këto pjesë. Në këto kushte, sistemi ekzistues i dënimit për dëmtuesit nuk mjafton dhe duhet arritur respektimi i plotë i ligjit për mbrojtjen e mjedisit tonë”, u shpreh Diana Bejko, zëvendësministre e Mjedisit.

“Dua të garantoj se së fundmi, roli i Ministrisë së Drejtësisë në këtë fushë do të jetë jo vetëm mbështetës në ashpërsimin e sanskionave penale ndaj krimit mjedisor, por edhe promovues, për aq sa është e mundur ndaj këtyre nismave”, tha ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Per vitin 2013 jane hetuar 170 persona per vepra kunder mjedisit ku ka kryesuar konsumimi i vepres penale te prerjes se paligjshme te pyjeve, shkaterrimit te pyjeve me zjarr dhe ndotja e ajrit.

Top Channel