Mori 20 mijë euro ryshfet për ekstradimin e një personi nga Turqia/ GJKKO dënon për shpërdorim detyre ish-gardistin, e pëson dhe motra e të arrestuarit Dhjetra punonjes të larguar nga puna kanë protestuar para Albpetrol për
shkak se tre muaj nuk kanë marrë pagat. Ata kanë hyrë me forcë në zyrat e
Albpetrol për të takuar drejtuesit, por janë ndalur ndërsa situata
është tensionuar.
Jane 140 punonjes te kompanise se naftes Albpetrol te zones se gazit te Amonices te cilet jane larguar prej muajit tetor pasi ndermarrja i ka kaluar kompanise koncesionare ‘Fenix’. Punonjesit thote se nuk jane zbatuar kontratat dhe prej tre muajsh nuk po marrin as pagesen.
Pas protestes komopania Albpetrol reagon duke thene se punonjësit që protestuan kanë qenë pjese e personelit Albpetrol ne vendburimet e gazit, të cilat në gusht 2013, i janë dhënë kompanisë “Phoenix Petroleum” e cila ka detyrim t’i paguaje per 6 muaj. Në këtë situatë Albpetrol ka paguar pagat e punonjësve deri në muajin dhjetor 2013, edhe pse kjo nuk ishte detyrë e shoqërisë.
Albpetrol ka marrë përsipër t’i gjejë të gjithë punonjësve të pushuar një vend pune për periudhën 1 Janar – 31 Mars në mënyrë që të përfitojnë edhe pagesat deri në këtë datë. Por punonjësit e pushuar nga puna prej vendburimeve të gazit kërkojnë t’i përfitojnë pagesat si punonjës në dispozicion gjë e cila është refuzuar nga shoqëria Albpetrol sh.a në mënyrë kategorike.
Top Channel