AKU ka kontrolluar prodhimet në tregun e shumicës së fruta-perimeve në
Lushnjë. Me urdhër të ministrit të Bujqesise realizimi i ketij kontrolli
synon te qetesoje qytetaret shqiptare lidhur me produktet qe
konsumojne.

Perfaqesuesit e AKU-se kane marre mostra te perimeve te fresketa, kryesisht te kastravecit, jo vetem ne tregun e shumices, por edhe ne serat e fermereve ne Goricaj. Ketyre prodhimeve do t’i behen analizat e detajuara ne Insitutin e Sigurise Ushqimore Veterinare ne Tirane, per perqindjen e permbajtjes se fitohormoneve, insekticideve dhe ndotesve ambientale.

“Të gjithë laboratorët rajonalë do të pajisjen me aparaturat, për të bërë të gjitha analizat e nevojshme. Sot ne kemi filluar këtë aksion, do të shkojmë në të gjitha fermat, në të gjitha serat janë objekt i kontrollit tonë”, thotë Drejtor i AKU-së, Frederik Cuko.

Fermeret prodhues kerkojne qe keto kontrole te kryhen ne çdo sere diellore, me qellim per te mos u ndeshkuar te gjithe, por vetem abuzuesit.

Top Channel