Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona Ndaj katër personave në Kukes ka nisur procedimi penal për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Ata jane banore te lagjes Gostil ne Kukes, te cilet dolen dhe bllokuan rrugen ne shenje proteste per mosfurnizim me energji elektrike prej disa ditesh. CEZ ka shkeputur energjine ne banesat e tyre per shkak se ata nuk paguajne. Banoret e kesaj lagje thone se e kane te pamundur te paguajne faturat, por edhe kundershtojne penalizimin kolektiv.
Per kete arsye ata bllokuan per disa ore rrugen nacionale Kukes Peshkopi. Policia ka nderhyre ndersa protestuesit kane hedhur inerte ne rruge dhe kane djegur goma te vjetra automjetesh. Përballë kësaj situatë policia është detyruar që të devijojnë lëvizjen e automjeteve një rrugë tjetër.
Në këtë lagje energjia iu është ndërprerë më shumë se 200 familjeve, të cilat nuk kanë paguar prej vitesh energjinë elektrike. Banorët kërkojnë nga Qeveria që të merret parasysh niveli mjaft i ulët ekonomik i tyre.
Top Channel