Mori 20 mijë euro ryshfet për ekstradimin e një personi nga Turqia/ GJKKO dënon për shpërdorim detyre ish-gardistin, e pëson dhe motra e të arrestuarit
Një shqiptar është vrarë me gjashtë plumba pistolete dje në Rimini,
Itali. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Nimet Ziberi. Ngjarja ka ndodhur
rreth orës 11:00 të së hënës në parkingun e një supermarketi, ku
shqiptari ka humbur jetën menjëherë.
Në momentin që Ziberi ka qenë duke ecur, drejt tij është afruar një automjet dhe vrasësi ka qëlluar pas një zënke të vogël, para syve të gruas dhe të dy fëmijëve të viktimës. Familja kishte shkuar në supermarket për të bërë pazar.
Policia italiane pohoi se në momentin që është qëlluar, Ziberi po fuste qeset në bagazhin e automjetit të tij, e tipit Audi, kur pranë tij është afruar një veturë nga e cila ka zbritur një burrë që ka qëlluar gjashtë herë me pistoletë, e kalibrit 7.65, në të gjithë trupin. Automjeti i vrasësit është larguar me qetësi, duke përshkuar daljen nga parkingu të supermarketit.
Megjithatë, disa dëshmitarë kanë treguar për policinë se në autoveturë mund të kenë qenë disa persona, por ende policia nuk ka të dhëna të sakta, pasi dëshmitë janë kontradiktore. Nisur nga mekanizmi i vrasjes, hetuesit italianë mendojnë se mund të jetë edhe një larje hesapesh. Ziberi ka qenë rezident në qytetin e Misanos, në fshatin Argjentina, prej shumë kohësh, dhe për momentin rezulton i papunë dhe nuk ka precedentë penalë. Por në regjistrat e policisë emri i tij është përmendur disa herë për shpërndarje lëndësh narkotike, megjithëse ende asnjë pistë nuk është përjashtuar.
Top Channel