Mori 20 mijë euro ryshfet për ekstradimin e një personi nga Turqia/ GJKKO dënon për shpërdorim detyre ish-gardistin, e pëson dhe motra e të arrestuarit
Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e INUK për pezullimin e
punimeve në bulevardin e ri të Tiranës, duke i hapur rrugë keshtu
vazhdimit të ndërtimit të tij.
Vendimi për pezullimin e punimeve në bulevard iu përcoll bashkisë së Tiranës nga ana e Inspektorati Kombëtar të Ndërtimit dhe Urbanistikës pak ditë më parë. Përmes një deklarate për mediat INUK sqaronte se ndërhyrja e tyre është bërë për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve që u preket prona nga ky projekt.
Punimet për zgjatimin e bulevardit të Tiranës kanë nisur në shtator të vitit të shkuar dhe ishte parashikuar që të përfundonin brenda 18 muajsh. Punimet po realizohen nga firma “Copri – Construction Enterprises LLW” dhe kostoja e ndërtimit është 26 milionë euro.
Top Channel