Pas nisjes së zbatimit të ligjit për transportin, ligj që pengon mjetet
8+1 të kthehen me pasagjerë në vendin e origjinës, në disa bashki ka
nisur edhe pengimi i tyre për të hyrë në qytet.

Ne Lushnje policia rrugore penalizon rende cdo mjet 8+1 i palicensuar nga bashkia, por nga komunat qe te hyjne ne qytet. Ata duhet te zbresin pasagjeret ne hyrje te qytetit ne vendin e percaktuar. Drejtuesit qe nuk i jane bindur tabelave kane penalizuar nga ana e policise.

Zyrtare te bashkise se Lushnjes thone se asnje mjet nuk do te tolerohet, por ligji per transportin do zbatohet deri ne fund. Tabela qe kufizojne levizjen e mjeteve 8+1 ne zona te caktuara jane vendosur edhe ne bashki e komuna te ndryshme te vendit. Ne rrugen dytesore ne zonen e plazhit te shkembit te Kavajes, keto mjete nuk lejohen te levizin dhe per kete jane vendosur edhe tabelat perkatese.

Top Channel