Krimea, shpresë për Çeçeninë?

17/03/2014 00:00

Për separatistet në Çeçeni, Dagestan e të tjera rajone të trazuara ruse,
mbështetja e dhënë referendumit në Krime nga Moska tingëllon si
mundësia e artë për lëvizjet e veta të shkëputjes, prej kohësh të
shtypura me dhunë nga autoritetet ruse.

Kremlini, sigurisht nuk pranon. Vladimir Putin ka qene prej kohesh kundershtar i zeshem i çdo levizje rajonale separatiste ne Rusi dhe ngjitjen e vet ne pushtet ia detyron ne mase te madhe fushates se pergjakshme kunder rebeleve çeçcene. Jo me larg se vitin e kaluar, ish-agjenti i KGB-se firmosi ligjin qe parashikon denim me burg per kedo leshon apele separatiste. Nje pozicion te ngjashem kane mbajtur deri me sot te gjithe ligjvenesit e partise ne pushtet dhe si per te paraprire situaten, dolen qe ne fillim me pretendimet se Krimeja eshte rast i veçante e s`ka asnje lidhje me ate çfare ndodh ne Kaukazin verior apo republika te tjera shumeetnike te vendit.

shume vezhgues ndajne megjithate bindjen se ne periudhen afatgjate, Moska nuk do te arrije ta frenoje dot aktivitetin e levizjeve seperatiste pas mbeshtetjes per referendumin e ndarjes se Krimese nga Ukraina. Rusia nuk duhet te perkrahe kurre asnje referendum pavaresie, shkruan ne blogun e tij teper popullor lideri opozitar Alexei Navalny. Ekonomia do te dobesohet e nuk do t`i cojne dot me vagone me para liderit cecen Ramzan Kadirov, i cili, fale miliona dollareve te Kremlinit ka mundur ta mbaje nen fre situaten e asaj qe 10 vjet me pare ishte vatra me e nxehte e separatizmit ne vend.

‘Prisni organizimin e nje referendumi edhe ne Çeçeni, – paralajmeron Navalni.-Atje s`ka me ruse, keshtu qe rezultati do te jete mese i qarte”.

Çeçenia dhe Dagestani jane evidentuar si qendrat kryesore te levizjeve per shkeputje nga Rusia, por tendenca te tilla nuk mungojnë
edhe ne rajone te tjera te saj siç eshte Tatarstani, Tuva, Bashkortostani apo Sakha, per te mos perjashtuar edhe Kaliningradin apo Primorskin ne Lindjen e larget.

Vitet e fundit, Kremlini ka ndjekur politiken e kolonizimit te ketyre rajoneve me ruse te ardhur nga ish-republika sovjetike, te cileve u jepej menjehere nenshtesia dhe nje vend per te jetuar. Nje dekade me pare, çdo rusi etnik nga vendet ish-sovjetike i kerkohej te kishte jetuar per te pakten 5 vjet ne Rusi qe te mund te paraqeste kerkesen per nenshtesi. Vete media shteterore ruse e krahason referendumin e Krimese me ate qe do te zhvillohet ne Skoci apo hapat e ngjashem ne Katalonje te Spanjes, ndersa ekspertet mendojne se Rusia e ka shume te qarte linjen ndarese “ne dhe ata” dhe arsyetimi i saj eshte i thjeshte: “gjithshka per ne”, por “asgje per te tjeret”.

Top Channel