Prej dy vitesh Shërbimi Informativ Shtetëror ka qenë i angazhuar në
hetimin parandalues që duhet të ndalonte minimalisht rekrutimin e
dhjetëra shtetasve që u behej thirrje të luftonin në Siri, e megjithatë
kjo gjë nuk ka ndodhur.

Burime te sigurta i thane Top Channel se agjente te Sherbimit Informativ Shteteror pergjate dy viteve te fundit kane mbajtur nen vezhgim aktivitetin qe zhvillohej ne xhamine tek Unaza e Re dhe ne Mëzez, si edhe disa te tjera mes tyre edhe ate te Dragostunjes ne Librazhd, e madje per kete çeshtje jane perpiluar edhe raporte ku evidentohej me se shumti aktiviteti i imamit te vetëshpallur Genci Balla.

Por megjithe kete hetim parandalues te SHISH prane Prokurorise nuk ka patur asnje kallëzim. Te pakten kete gje e tregon regjistri i çeshtjeve penale prane organit te akuzes. Madje, burimet jo zyrtare i shpjegojne Top Channel se inicimi i hetimeve eshte njoftuar nga sherbimet sekrete te huaja, si edhe nje ambasade ne Tirane, çka ka sjelle edhe pefshirjen ne kete proces te Prokurorise se Krimeve te Renda, te antiterrorit ne Policine e Shtetit, por edhe te sherbimit sekret vendas.

Pikerisht ne kete faze agjentet e Sherbimit Informativ Shteteror shikohen mjaft aktive ne procesin e pergjimeve ne favor te hetimeve te Prokurorise, por edhe te dokumentimit te aktivitetit, se si propagandohej xhihadi nga imamet ne tekste te nenkuptuara , si realizohej bindja e besimtareve, si paguhej bileta e tyre fillimisht drejt Turqise dhe si komunikonin dy nga njerezit me kryesore ne kete çeshtje Genci Balla i njohur ndryshe si Abdurrahim Balla me Gerti Pashajn qe dyshohet se ndodhet ne nje baze ne Turqi.

Prokuroria dyshon se mbi 80 persona me shtetesi shqiptare ndodhen aktualisht te perfshire ne front te luftimeve per llogari te organizates Al-Nusra, e listuar nga OKB, si organizate terroriste. Te gjithe te rekrutuarit pervecse besimtare myslimane nga sekti ekstrem i sheriatit kane gjithashtu profilin e personave me probleme ekonomike, por ne disa raste ajo qe nuk mund te shpjegohet eshte edhe perfshirja si rekrutues e te rekrutuar edhe te te shtetasve te mirearsimuar jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte vendit.

Ne kohen qe ne rruge jo zyrtare kishte gjithmone e me shume muajt e fundit raportime per shtetas shqiptare te vrare ne Siri, pikerisht me shume se nje muaj me pare Komuniteti Mysliman u dergon një qarkore te gjitha myftinive ne vend. Ne te thuhet, se ‘bazuar ne shqetesimin publik rreth perfshirjes se mundshme te shtetasve shqiptare ne luften e Sirise, te jeni te vemendshem ndaj thirrjeve apo nxitjeve te tilla qe mund te provokojne besimtaret brenda dhe jashte xhamive’. Komuniteti u kerkon myftinive qe ne rast te konstatimit te rasteve per provokime te tilla te njoftohet, ne menyre qe te denoncohet prane organeve kompetente. Komuniteti shton se feja dhe besimi mysliman nuk mund te merret kurrësesi si reference apo te jete shtyse per pjesemarrje ne konflikte apo luftra te ndryshme dhe se perpjekjet për t’i dhene ngjyrim pjesemarrjes ne konfliktin e Sirise jane te rrezikshme per qytetaret dhe demtojne imazhin e fese myslimane. Edhe pas tete arrestimeve ne Shqiperi komuniteti deklaroi se dy imamet e xhamise se Unazes se Re dhe te Mezezit jane te paautorizuar.

Gjate nje interviste per revisten televizive te mbremjes, kreu i Komitetit te Kulteve Ilir Hoxholli shpjegoi: “Njihen nga Komuniteti Mysliman rreth 650 xhami. Janë vetëm 3-4 xhami, në proces legalizimi, por jo që nuk njihen nga Komuniteti Mysliman. Rasti që paraqitet në media, të xhamisë tek Unazës, e cila nuk njihet nga Komuniteti Mylsiman. Po përgatisim për të patur një database të saktë, se sa janë xhamitë, por nuk mendoj se mund të jenë më shumë se sa gishtat e një dore”.

Top Channel