Kërkesa për shkarkimin e Ols Dados, Veliaj i kërkon KLP informacion Qyteza e njohur dikur per industrine e sheqerit, Maliqi sot eshte nje vend ku gjithshka e gjithkush perpiqet te mbijetoje.
Ne kete vend, gjetja e nje pune dhe krijimi i te ardhurave eshte shume e veshtire.Shume banore qendrojne me ore te tera duke germuar ne gropa te thella per te gjetur skrapin, te cilin e shesin ne tregun e zi.
Rrënojat e TEC-it janë shndërruar në një mënyrë jetese për banorët e Maliqit. Të detyruar nga varfëria e madhe, dhjetëra familje duket se sigurojnë të ardhurat e tyre, pikërisht përmes gërmimit dhe nxjerrjes së skrapit në këto rrënoja.
“Ne jetojmë me ndihmë ekonomike. Në këto gërmadha, mundohemi të nxjerrim hekurishte për të siguruar disa para”, thotë një banor.
Mbyllja e industrise, por edhe kriza qe preku Greqine, po rrit çdo dite e me shume numrin e familjeve te papuna ne kete qytezë, tashmë të harruar.
“Njerëzit nuk kanë të ardhura. Shumë prej tyre janë kthyer nga emigracioni dhe kanë mbetur këtu pa asnjë para”, thotë një tjetër banor.
Shifrat e te papuneve rriten çdo dite e me shume, dhe ndihma ekonomike,eshte e vetmja shprese.
Top Channel