Mbërrijnë në Shqipëri trupat e 3 motrave 

15/03/2014 00:00

Kanë mbërritur në Shqipëri, trupat e pajetë të 3 motrave Dobrushi, të
cilat u vranë me thikë nga nëna e tyre në Lecco të Italisë, ku jetonin
prej vitesh.

Trageti me trupat e pajetë të tri vogëlusheve fatkeqe është nisur nga Bari dhe ka mbërritur në portin e Durrësit rreth orës 11:25 të ditës së sotme, ndërsa më pas do t’i drejtohen fshatit Dobrush në Kukës, vendlindja e babait të tyre, ku do të përcillen për në për në banesën e fundit.

Simona, Keisi dhe Sindi, u përcollën me lot dhe dhimbje në një meshë të organizuar dy ditë më parë në qytetin e Lecco-s, me dhimbjen e ndarjes nga jeta të të cilave u bashkua thuajse gjithë qyteti italian.

Tragjedia e rëndë ndodhi 6 ditë më parë ku Edlira Dobrushi, 37 vjeçe ekzekutoi me thikë tri vajzat e saj të mitura, krim të cilin pranoi më pas se e kishte kryer nga dëshpërimi pas ndarjes nga bashkëshorti.

Top Channel