Përveç masave të dukshme të sigurisë, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë
kanë rrethuar godinën e Krimeve të Rënda, sapo kanë mbërritur në këtë
Gjykatë, katër të arrestuarit e tjerë, është vendosur që dfyert e
Gjykatës së Krimeve të Rënda të mbyllen dhe në këtë mjedis të mos hyjë
askush tjetër, derisa të përfundojë njohja e masës së sigurisë për këta
të pandehur.

Të ndodhur mes gjyqtarit dhe Zotit, të pandehurit kanë preferuar t’i binden vullnetit të Zotit dhe jo urdhërit të Gjyqtarit. Të katër të pandehurit kanë refuzuar të çohen në këmbë gjatë apelit të gjyqtarit Sandër Simoni, duke treguar se nuk e njohin drejtësinë e njeriut, por atë të Perëndisë.

Verdi Morava, Edmond Balla, Orion Reçi dhe Astrit Tola dolën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur më masën e arrestit dhe ashtu si kolegët e tyre një ditë më parë refuzuan të marrin avokat, duke ia besuar mbrojtjen Zotit. Madje 42-vjecari Tola ka kundërshtar që ta mbrojë i vëllai i vet, me profesion avokat, Ndricim Tola, cka solli edhe përfaqësimin e tij nga avokatë të caktuar nga shteti, sikurse edhe rasti i 24-vjecarit Edmond Balla.

Të dyshuarit tjetër si financues, Verdi Morava i kishte dërguar familja dy avokatë.

Burimet thanë se prokurorja e çështjes Elisabeta Ymeraj ka deklaruar para gjykatës se ka dyshime të forta se 8 të arrestuarit në Shqipëri dhe pesë të tjerët që janë në kërkim dhe që jane te implikuar ne dergimin e gati 80 shqiptareve ne Siri jane pjese e Al-Nusra, e cila është e përfshirë në listën e OKB-së si organizate terroriste. Megjithate, Prokuroria mendon qe personi me i rendesishem brenda vendit dhe që është i arrestuar është imami i vetëshpallur Genci Balla, i cili rezulton te kete qene po ashtu ne Siri. Nderkohe qe te tjeret jane me shume besimtare te manipuluar qe perdoreshin për propagandë per te bindur shtetas te ketij besimi qe te beheshin pjese e luftimeve ne Siri.

Edhe në përfundim të masës së sigurisë, të katër burrat u shoqëruan me thirrjet e mbështetësve të tyre, një shprehje që manifestohen mes besimtarëve myslimanë. Në derën e paraburgimit 313, babai i Edmond Ballës, Shaban Balla protestoi përpara policisë. Situata u vështirësua në momentet kur i moshuari kërkoi të fuste ushqim për të birin, veprim që u ndalua prej policisë së burgjeve.

“Ka një javë djali pa ngrënë fare. Ushqimin e burgut nuk e ha. Çdo gjë këtu është harram dhe nuk e ha. Dua thjesht t’i coj një ushqim djalit tim. Gjithë këtë debat e bëjnë për t’i dhënë një byrek djalit. Nëqoftëse djali im ka çuar qoftë edhe një person në Siri, atëherë unë i them shtetit që të mos e nxjerrë kurrë nga burgu”, tha babai.

Top Channel