Policia e Tiranës ka paralajmeëruar se do të marrë masa ekstreme ndaj ndotjes akustike.

Nisur nga një numer i madh i shqetesimeve të qytetarëve në sallen operative, Drejtori i Policisë se këtij qarku, Ardian Çipa, ka autorizuar te gjithe komisariatet ne varesi te tij, te marrin masa brenda 60 diteve per izolimin dhe eliminimin e zhurmave.

Ne letren percjellese ndaj komisariateve, kreu i Policisë kryeqytetase shpjegon se, ne bashkëpunim edhe me Agjencine Rajonale te Mjedisit, duhet te fillojne procedimet penale ne te gjitha rastet e konstatimit te prishjes se qetesise publike. Ne leter thuhet se çdo dite te javes deri ne oren 23.00 dhe ne fundjave deri ne oren 24.00, ne rastet kur qytetaret do te ankohen dhe do te evidentohet se nga fonia e lokaleve jane shkaktuar zhurma akustike duhjet te zbatohet me rigorizitet dipozita ligjore ne fuqi.

Per t’u bazuar ne ligj, drejtori i Policise i ka sjelle ne vemendje të vartesve te tij, per te proceduar mbi keto zhurma, nenin 274 te Kodit Penal per prishjen e qetesise publike i cili thote: “Hedhja e gureve apo sendeve te tjera ne banesen e shtetasit , krijimi i zhurmave shqetesuese si, me ane te shkrepjes se armeve apo plasjeve te ndryshme, te perdorimit jashte rregullave te sirenave te automjeteve apo çdo lloj tjeter sjelljeje te papelqyeshme ne rruge ne sheshe e vende publike qe cenojne dukshem qetesine dhe moralin apo tregon mosperfillje te hapet per mjedisin, perbejne kundervajtje penale dhe denohen me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet”.

Sipas Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, policia e kryeqytetit, si edhe komisariati i Kavajes ka marre seriozisht luften per ndalimin e lokaleve te nates qe shqetesojne qytetaret. Brenda 60 ditesh, policia ka premtuar stabilizimin e kesaj gjendjeje dhe permirësimin e ndjeshëm të situatës së rënduar.

Top Channel