Kërkesa për shkarkimin e Ols Dados, Veliaj i kërkon KLP informacion Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, i çliruar nga makinat i ngjante një lumi
njerëzish që vërshuan në një ditë plot diell që simbolizonte më së miri
Ditën e Verës.
Morisë së aktiviteteve të organizuara në këtë ditë iu bashkua edhe Kryeministri Edi Rama, duke iu rikthyer pasionit të rinisë basketbollit. Së bashku me disa ish basketbollistë Rama ka luajtur për rreth 30 minuta.
Kryeministri ka ndalur lojën për një moment duke dhënë dhënë këtë koment.
“I uroj të gjithëve gëzuar Ditën e Verës, pa e fshehur dot gëzimin që ne një pjesë të bërthamës së skuadrës kombëtare të 30 viteve përpara mundëm dy skuadra rresht të ditëve tona. Besoj që ky është një ngushëllim fantastik për moshën që ikën në këtë Ditë Vere. Besoj që ndërthurja e energjisë dhe e pasionit të më rinjve me eksperiencën tonë ju vlejti edhe atyre”, tha Rama.
Pak përpara mbërritjes së Kryeministrit përfaqësues të Bashkisë kanë ngritur pretendimin se në fushën e basketbollit duhet të përfomonin disa fëmijë, si pjesë e axhendës së organizuar nga Bashkia. Më pas ky aktivitet i Bashkisë është spostuar pak metra më larg në të djathtë të fushës së basketbollit.
Sikurse edhe vitet e tjera, por këtë herë në rolin e kryeministrit të vendit, Edi Rama nuk i ka munguar kryeqytetit të Ditës së Verës, Elbasanit, ku ka vizituar panairin e organizuar prej bizneseve lokale.
“Kemi ardhur këtu nga emigracioni dhe kemi hapur këtë aktivitet. Sivjet kishte një dyndje të madhe, nuk e di pse. Është rritur mirëqënia apo diçka tjetër”, tha një sipërmarrës.
“Unë besoj se këtu është rritur besimi dhe ata që si ju vijnë nga emigracioni dhe hapin biznes bëjnë dy gjëra të mëdha: përmirësojnë jetën e tyre dhe japin shembullin se kush do punën dhe ka talent e gjen punën”, tha nga ana e tij kryeministri Rama.
Duke marrë shkas nga bashkëbisedimet që pati me sipërmarrësit, kryeministri u shpreh se ky ngjan një vit që duket se ka nisur më mbarë, pasi ka më shumë besim dhe optimizëm, por sfida e përbashkët mbetet punësimi.
“Lufta jonë për punësim real dhe kundër papunësisë fokusohet tek hapja e vendeve të reja përmes sipërmarrjeve private dhe me mbështetjen e pakursyer të qeverisë”, deklaroi më tej Rama.
Në Elbasan për të festuar Ditën e Verës ishte edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili tha se kjo ditë na fton për të qenë optimistë dhe më besimplotë tek e ardhmja.
“Besoj se edhe vetë ky panair dhe vetë angazhimi i të gjitha subjekteve për të demonstruar prodhimet e tyre, shërbimet e tyre tregon se kemi hyrë në një moment pozitiv të rritjes së besimit në të ardhmen e ekonomisë sonë, në të ardhmen e kapaciteteve tona, në mënyrë që të kemi më shumë mundësi për punësimin dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”, u shpreh Meta.
Pedonalja e Tiranës kthehet në ekspozitë
Mbi 40 subjekte kanë ekspozuar në rrugën e pedonales prodhimet e tyre shqiptare. Nën moton ‘Bli Shqip’, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe kryetarët e komunave të trevave shqiptare në rajon jo vetëm kanë uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, por kanë theksuar sesa e rëndësishme është mbështjetja e prodhimeve shqiptare.
“Në Shqipëri dhe kudo në trevat shqiptare për të prodhuar mallra cilësore, për të garantuar shërbime cilësore, madje për të garantuar cilësi autentike, e cila jo vetëm i shërben shqiptarëve, por mund të jetë një trade mark i mirë i eksportit dhe i njohjes së cilësisë së punës së shqiptarëve në rajon, Europë dhe në Botë”, tha Basha.
Ne kete panair, i cili eshte vizituar nga qindra shqiptare ka qene i pranishem edhe ish-kreu i opozites sali Berisha.
Kreu i Bashkise se Tiranes dhe i opozites shqiptare, me heret ishte ne qytetin e Elbasanit ku mori pjese ne disa ceremoni festive te organizuara ne kete qytet.
Top Channel