Shtyhet seanca e parë gjyqësore ndaj Arben Frrokut
13/03/2014 00:00
Ka nisur me shtyrje gjyqi ndaj Arben Frrokut, i akuzuari për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën e parë ndaj Frrokut, pas kërkesë së dy avokatëve te tij mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe Tonin Prendi të cilët kërkuan të shohin pamjet filmike që tregojnë itinerarin e makinës së Arben Frrokut më 24 shkurt të vitit 2013, ditën kur u vra edhe ish-komisari Lamaj.
Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve dhe vendosi shtyrjen e gjyqit për në datën 26 mars.
Arben Frroku është i dyshuari kryesor i akuzës për atentatin ndaj kryekomisar Dritan Lamajt, më 24 shkurt të vitit që shkoi, përpara banesës së tij.
Top Channel