Marrëveshja me kompanite e sigurimit

13/03/2014 00:00

Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve nënshkruan një marrëveshje
me kompanitë e sigurimeve, me qëllim uljen e numrit të automjeteve të
pasiguruara dhe rritjen e sigurisë rrugore në vend.

“Rendimeti ndër vendet me përqindjen më të lartë të aksidenteve për numër banorësh, për numër makinash. Renditemi ndër vendet që kemi kaos në rrugë dhe me shumë pasoja për rrjedhojë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në bazë të marrëveshjes, qytetarët nuk do të mund të kryejnë më kontrollin teknik të automjeteve pa depozituar kontratën e sigurimit të detyrueshëm të mjetit.

“Kjo sigurisht do të ketë një rritje të rregullsisë edhe të vetë procesit të kolaudimit të automjeteve”, tha ministri i Transporteve, Edmond Haxhjinasto.

Marrëveshja udhëzon strukturat e policisë rrugore për forcimin dhe ndëshkimin e mjeteve që qarkullojnë pa u pajisur me kontratën e sigurimit të detyrueshëm. Pak jave me pare, kompanite e sigurimit rriten tarifat e sigurimit te detyrueshem duke sjelle si shkak edhe nivelin e larte te mjeteve te pasiguruara qe qarkullojne cka rrit kostot dhe ben te pamundur pagesat e demeve ne raste aksidentesh.

Top Channel