Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 4 të arrestuar Shefi i diplomacisë, Ditmir Bushati garantoi se Qeveria shqiptare është e
vendosur të denojë dhe të mos tolerojë pjesëmarrjen e shqiptarëve në
luftën e Sirisë, fenomen jo i ri, por që është ngritur si shqetësim
ditët e fundit në mediat vendase.
Arrestimet e fundit të policisë tregojne këtë vendosmeri, tha ministri i Jashtem.
“Qeveria shqiptare, besoj të gjitha qeveritë që kanë drejtuar Shqipërinë në këtë periudhë kanë treguar një vullnet të qartë politik për ta luftuar këtë fenomen. Aleanca jonë me partnerin strategjik me SHBA në këtë drejtim, qënia jonë anëtar i NATO-s na detyron ta luftojmë në mënyrë të pamëshirshme këtë fenomen. Fakti që kjo celulë është zbuluar tregon për shkallën e nivelit të lartë të Policisë së Shtetit dhe unë gjej rastin që të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion jashtëzakonisht të ndërlikuar. Shoh jashtëzakonisht si provë të suksesit dhe provë të forcës tonë goditëse ndaj kësaj veprimtarie jashtëzakonisht të dëmshme, e cila nuk mund të parandalohet apo të goditet, vetëm me mekanizma ligjorë, por duhet të parandalohet dhe të goditet në të gjithë format dhe Policia e Shtetit këtu ka qenë në lartësinë e detyrës”, tha Bushati.
Kete deklarate, shefi i diplomacise sone e beri ne pergjigje te interesimit te medias per fenomenin e cilesuar te xhihadizmit, gjate konferences se perbashket per shtyp me homologun nga Emiratet e Bashkuara, te cilit iu be e njejta pyetje. Perveç se e cilesoi tejet te gabuar pjesemarrjen e te rinjve ne keto luftera, ministri i Jashtem i Emirateve, vuri theksin edhe tek nje tjeter pasoje e mundshme.
“Persona qe kane marre pjese ne konflikte te tilla te armatosura ne vende te tjera, pas kthimit ne vendet e tyre ata kane qene persona qe kane perbere shqetesim te veçante per popullin dhe qeverine e tyre. Kjo per shkak te kthimit te tyre me ide te ndryshme, te cilat I propagandojne ne vendin e tyre. Le te angozhemi qe rinia te mos bjere pre, te angazhohemi te gjithe se bashku per kete, te gjithe te kene nje pjese konkrete ne sensibizimin e opinionit publik. Pasi fatkeqsisht gjejme ne kete kohe egzistencen e disa shteteve qe nxisin dergimin e te rinjeve brenda konflikteve ekstremiste”, tha ministri i Jashtëm i Emirateve.
Ministri i Jashtem i Emirateve te Bashkuara ka mberritur ne Tirane, ku me homologun Bushati eshte folur per interesin e te dyja vendeve per bashkepunim ekonomik, qe duket se eshte edhe qellimi i rritjes se kontakteve kohet e fundit nga qeveria shqiptare. Emiratet e Bashkuara, nje vend me potenciale te larta investuese, shohin Shqiperine si destinacion investimesh.
“Marreveshjet per eleminimin e taksimit te dyfishte dhe evazionit fiskal mes Shqiperise dhe Emirateve te Bashkuara, do te jene nje rast i mire per konsolidimin e pranise sone investuese ne Shqiperi. Gjate vizites sime ne Kosove u ra dakort qe se shpejti te organizohet nje forum investimesh ne Emiratet e Bashkuara, shpresojmë qe nje forum i tille te organizohet edhe me Shqiperine”, tha ministri i Jashtëm i Emirateve.
Emiratet e Bashkuara jane te njohura ne rajon si investitore te rendesishem ne linjat ajrore, infrastrukture, apo si financues te kredive te buta, si ne rastin e Serbise. Marreveshjet e nenshkruara parashikojne nder te tjera edhe heqjen e taksimit te dyfishte, per te nxitur shkembimet tregtare mes dy vendeve tona.
Top Channel