Igumenicë, kapen 10 kg marijuanë, një në pranga
13/03/2014 00:00
Policia greke ka sekuestruar 10 kg marijuanë në Igumenicë dhe ka vënë në
pranga një 24-vjeçar shqiptar, me akuzën e trafikimit të lëndëve
narkotike.
Mësohet se droga ishte trafikuar nga Saranda dhe kishte për destinacion Janinën.
Policia zbuloi se i riu kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe nuk kishte dokumente qëndrimi në Greqi.
Top Channel