Barnat, Beqja: Nga maji furnizimi i plotë në spitale

13/03/2014 00:00

Nga muaji maj nis furnizimi i plotë i spitaleve me barna. Ministri i
Shëndetësisë Ilir Beqja theksoi se Qeveria ka miratuar listën esenciale
për barnat spitalore.

“Kemi nisur një proces që në rastin normal nga mesi ose fundi i majit fillon furnizimin e plotë. QSUT dhe spitale të tjera janë në proces negociimi për të bërë furnizimin e këtyre javëve. Por ende do të ketë në spitalet tona njerëz që marrin një recetë në dorë dhe kërkojnë që këto barna t`i blihen. Sepse në radhë të parë spitalet tona bëjnë edhe vizita ambulatore që do të thotë që merren receta, barnat e të cilave duhet të merren në farmaci. I merr me rimburësim 100 përqind ose e merr me rimbursim të pjesshëm kjo është një skemë tjetër”, tha Beqja.

Gjithashtu Beqja theksoi se janë rritur fondet në dispozicion të barnave ku u përfshinë alternativat më pak të kushtueshme dhe u hoq edhe TVSH 10 % për to.

Ndërsa Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu theksoi se këtë vit ka rritje të buxhetit për barnat spitalore në 2.2 miliardë lekë.

Top Channel