Qeveria miratoi listën e re të barnave të cilat rimburësohen nga Fondi i
Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Detajet i dha
ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

“Në muajt e fundit të vitit të shkuar, gjatë negocimit të çmimit të barnave, me firmat farmaceutike prodhuese, arritëm që të kemi një ulje të përgjithëshme të çmimeve me 7 %. Nga data 1 prill nuk do të ketë më TVSH mbi barnat për shëndetin 10%, por barnat do të jenë të përjashtuara. Me vendimin e miratuar të mërkurën, në listën e re të barnave ne kemi 55 barna që përfshihen për herë të parë. Por në këtë këtë listë ne ofrojmë më shumë siguri për qytetarët shqiptarë, ndërkohë që në hartimin e listës ka patur më shumë inovacion këtë vit por është bërë një progres në përmirësimin e shëndetit shëndetësor të popullsisë shqiptare. Gjithashtu këtë vit përfshihen për herë të parë, barna që trajtojnë të sëmurë që trajtojnë edhe plagë sociale sic janë ato me varësi nga alkooli”, tha Beqja.

Ministri Beqja njoftoi edhe përfundimin e dy projektligjeve nga Ministria e Shëndetësisë që do t’i kalojnë Parlamentit për barnat dhe materialet shëndetësore.

Top Channel