Xhamia pranë Unazës së Re, përveçse një objekt kulti në të cilin
bashkohen për të ndjekur ritet e besimit të tyre qindra qytetarë të
besimit mysliman, përdorej edhe si një vend, ku fëmijë të derguar nga
rrethet ndiqnin në mënyrë jo zyrtare një shkollë që kishte si mësues
disa nga të arrestuarit, mes tyre edhe imamin Genci Balla.

Në katin e fundit të xhamise është edhe vendi i fjetjes së fëmijëve. Në këto ambiente kane mbetur vetem kater femije, nderkohe që mësohet se 16 te tjere jane marre nga prinderit e tyre, menjëherë sapo Prokuroria beri publike arrestimet.

Në oren 12:15 eshte orari i faljes e pak nga pak besimtaret vijojne te vijne. Te gjithe ata kembëngulin se nuk kane degjuar ndonjehere predikime qe te nxisin luften apo urrejtjen.

“Kjo xhami është e komunitetit këtu dhe vijnë besimtarët e kësaj zone. Në predikime nuk kemi dëgjuar asnjëherë fjalë të tjera veç atyre që thuhen në Kuran”, thotë një besimtar.

Në xhamine e Mëzesit, imami i vetëshpallur i te ciles u arrestua, besimtaret nuk pranojne te komentojne asgje. Babai i imamit të arrestuar, Asllani nje burre i moshuar tek te 80-tat e qe eshte gjithashtu frekuentues i xhamise se Mezezit, ndihet po ashtu i habitur sapo i permend Sirine dhe dyshimet per implikimin e te birit per te rekrutuar njerez qe dergoheshin ne Siri.

Aktualisht grupi i hetimit beson se perveç pergjimeve thirrjeve ne internet ka ne dore si prova edhe libra te botuar ne shqip qe nxisin urrejtjen.

Të kërkuarit e xhihadit ndodhen në Siri

Te gjithe te kerkuarit per terrorizem, te cilet u shpallen ne kerkim nga Prokuroria e Krimeve te Renda, pas hetimeve dhjete mujore, rezultojne te jene ne Siri, pjesetare te formacioneve te luftimit atje.

Burime te Drejtorise se Pergjithshme te policise, bejne te ditura se edhe pas pergjimeve dhe deshmive te marra nga tete te akuzuarit e arrestuar te marten paradite dhe familjaret e te shpallurve ne kerkim rezulton se te gjithe e kane kaluar kufirin shqiptar dhe ndodhen ne Siri.

Shpallja ne kerkim u bë, nese do te levizin ne ndonje shtet tjeter me te cilin Shqipëria ka marreveshje per arrestimin e tyre dhe me pas ekstradimin ne Shqiperi. Te njejtat burime bejne te ditura se familjet nuk kane asnje kontakt me shqiptaret qe jane bashkuar me grupet e luftetareve ne Siri.

Grupi hetimor nuk perjashton mundesine se perveç Gerti Pashajt, 30 vjeç nga Peqin, Shkëlzen Dumanit, 39 vjeç nga Dibra, Shyqyri Kaca, 40 vjeç nga Dragostunja e Librazhdit, Almir Daci, 30 vjeç nga Leshnica e Pogradecit dhe Medi Manallari, 65 vjeç nga Dibra, mund te kete edhe te tjere persona nga Shqiperia, te cilet kane qene te implikuar ne celulen qe SHISH dhe Prokuroria e Krimeve te Renda vuri ne pergjim. Asnje nuk ka perjashtuar faktin se, celula te tjera mund te jene aktive ne vend, per dergimin e te rinjve ne luften e Sirise, cka ndalohet nga Kodi Penal Shqiptar.

Top Channel