Ka rezultuar fals alarmi për vendosje bombe pranë një banke në qytetin e Shkodrës, mëngjesin e të martës.

Fillimisht ka qene nje telefonate ne sallen opetrative te Shkodres nga rojet e sigurisë se bankes per gjetjen e nje kutie te dyshimte ne hyrje te filialit te bankes prane sheshit ‘2 Prilli’.

Menjehere pas ketij informacioni sherbimet e policise kane izoluar zonen ne fjale duke nxjerre jashte gjithe punonjesit e bankes. Ekspertet e antiterrorit pas kontrollit vune re, qe kutia nuk kishte eksploziv por disa blloqe letre qe duket se jane harruar aty.

Alarmi eshte dhene nisur edhe nga rritja e masave te sigurise per shkak te ngjarjeve me shperthime tritoli.

Top Channel