Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 4 të arrestuar Banorët e fshatrave Fanjë, Karkavec dhe Bërzheshtë të rrethit të
Librazhdit kanë protestuar kundër firmës, e cila po punon për
rikonstruksionin e aksit rrugor Qukes-Qafë Pllocë.
Sipas banoreve me shfrytezimin pa kriter qe kjo firme po i ben shtratit te Lumit Shkumbin po shkakton nje katastrofe mjedisore duke shkaterruar tokat e tyre bujqesore, bimesine dhe masivet pyjore per shkak te erozionit. Ndërkaq shfrytëzimi pa kriter dhe marrja e inerteve, ne nje periudhe te vitit kur ky fenomen ndalohet me ligj, po kthehet në një kërcënim serioz edhe per shtepite e kesaj zone.
Firma në fillim u ndesh me banorët e fshatit Karkavec, ne janar te vitit 2010 kur u demtuan disa shtëpi te ketij fshati. Por mos marrja e masave penalizuese ndaj firmës në fjalë e cila është cilësuar përgjegjëse për shkatërrimin e tokave ka nxitur sërisht protestat e banorëve të kësaj zone ndaj aktivitetit të saj.
Banorët theksojnë se kanë vënë në dijeni sistematikisht të gjitha strukturat e pushtetit, por deri tani askush nuk ka reaguar edhe pse pasojat shtohen me kalimin e kohes.
Top Channel