Me inisiativen e studentëve të gazetarisë bashkë me misionarët e
pajtimit është bërë e mundur mbyllja e nje gjakmarrje në qytetin e
Shkodrës.

Konflikti i nisur tre vite me pare eshte mbyllur me ndermjetesimin e studenteve dhe pjesëtaret e dy familjeve Quku dhe Kazmaj. Nga armiq ata jane kthyer ne miq, ne nje ceremoni takimesh ne te dyja banesat e familjeve qe deri dje ishin ne hasmeri.

Historia e konfliktit te dy familjeve  ka nisur me 21 prill te vitit 2011 kur shtetasi Ardian Kazmaj plagosi rende me thike shtetasin Astrit Quku pas nje konflikti te çastit. Autori i ngjarjes arrestohet nga policia dhe pas tre vitesh lirohet me kusht. Personi i cili u godit me thike  sot deklaroi faljen e gjakut.

Top Channel