Tetë persona, mes të cilëve edhe dy imamë të vetëshpallur, ai i
xhamisë së Unazës së Re dhe ai i Mëzezit në Tiranë dhe që nuk ishin të
autorizuar nga Komuniteti Mysliman, u arrestuan nga policia dhe
Prokuroria e Krimeve të Rënda, nën akuzën e terrorizmit.

Ata rekrutonin besimtarë myslimanë, duke i dërguar si pjesëtarë të formacioneve të ndryshme për të luftuar në Siri.

Dyshimet ndaj tyre ngrihen më herët rreth 10 muaj më parë. Jane disa agjenci te sherbimeve te huaja, qe lajmeruan qe sinjalizuan Sherbimin Sekret Shqiptar ne lidhje me keto rekrutime. SHISH, kreu pergjime dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimin ne lidhje me nje celule, te cilen ata e kane quajtur ‘terroriste’ dhe mengjesin e se martes arrestuan shtate persona, ne Tirane, Elbasan, Librazhd dhe Pogradec.

Kryeprokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci tha se per gjashte persona te tjere eshte dhene masa e arrestit, ndërkohe qe shtoi se ne banesat e te arrestuarve jane bllokuar libra fetarë, karta identiteti në arabisht, rroba kamuflazhi, si edhe kontrata të ndryshme.

“Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste, të nxitjes, thirrjes publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste, të nxitjes së urrejtjes ose grindjeve nëpërmjet kombësive, rracave dhe feve. Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtronin aktivitet fetar ilegal të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez në Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologjinë radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë në sanksion nga Organizata e Kombeve të Bashkura”, tha Beci.

Policia mbajti nen vezhgim imamet e xhamive, nje prej te cileve edhe imami i xhamise ne Unazen e Re ne Tirane, si edhe personat qe po rekrutoheshin. Policia bllokoi ne banesat e tyre edhe arme te tipit kallashnikove edhe lende eksplozive te sasive te vogla. Policia ka kontrolluar edhe xhamite dhe kjo ka shkaktuar reagimin e besimtareve, te cilet thone se në xhami nuk mbahen arme apo sende te tjera te ndaluara.

Hetimet kërkojne te zbulojne menyren e rekrutimit dhe itinerarin qe ndiqnin grupet e shqiptareve, nga Shqiperia dhe Kosova, per t’u bashkuar me grupet fondamentaliste qe luftojne ne Siri, ne kuader te nje shtetit te ashtuquajtur islamik, qe po synohet te formohet.  

“Shtetasit Edmond Balla dhe Verdi Morava, dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë për luftime në Siri. Ndërsa shtetasit Fadil Myslymani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organozatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri. Gjithashtu, nga forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të autorizimit të Gjykatës për Krime të Rënda u ushtrua kontrolli në disa ambiente në Tiranë dhe Pogradec, ku ushtronin veprimtaritë e tyre këta persona. Ndërkohë në kuadër të këtij hetimi janë caktuar masat e sigurimit edhe për 6 persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale”, tha Beci.

Zbardhja e plote e dinamikes se korridorit te furnizimit me njerez dhe arme te luftes ne Siri, si edhe deri ne çfare pike ishin te perfshire te arrestuarit shqiptare mbetet pjese e sekretit hetimor. Fillimi i luftes ne Siri dhe krijimi i fraksioneve fondamentaliste ne mesin e kryengritesve antiqeveritare mblodhi ekstremiste islamike nga shume vende mes te cileve edhe nga Shqiperia dhe Kosova. Te pakten 5 persona kane humbur jeten ne kete lufte. Per te frenuar angazhimin e tyre ne kete lufte, qeverite e Kosoves dhe Shqiperise miratuan edhe ndryshime ne ligj per ta bere kete nje veper penale, që dënohet deri në 10 vjet burg.

KM: Imamët nuk janë pjesë e jona

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet Zyrës së Shtypit, ka sqaruar se personat e arrestuar ditën e martë nuk janë punonjës të këtij institucioni.

Në deklaratën për shtyp, Komuniteti Mysliman mban të njëjtin qëndrim në lidhje me mos përfshirjen e besimtarëve shqiptarë në konfliktin sirian dhe inkurajon një proces të drejtë ligjor.  Zyra e shtypit e këtij institucioni shkuan e pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame dhe se institucioni i KMSH është promotor i vlerave më të bukura islame, i predikimit harmonisë dhe tolerancës në vendin tonë.

Top Channel