Agim Toro, është një nga personat që ka përfituar kthim prone në Butrint
perfshi edhe Parkun Arkeologjik, deklaroi edhe një çmim për gjithë
zonën arkeologjike, nëse shteti kërkon ta shpronësojë.

Toro tregoi se vendimi i fundit per kthimin e prones eshte dhene ne vitin 2008, ndersa eshte kundershtuar nga Auron Tare, perfaqesues i Forumit per Mbrojtjen e Trashegimise, i cili në emisionin “Wake Up’ të Top Channel tha se vendimi eshte i paligjshem. Por per Toron, parku e ka nje çmim financiar.

“Janë 1320 hektarë tokë në bashkëpronësi, nga të cilat 1155 hektarë i përkasin pronarëve privatë, që në mos sot nesër do të bëhen pronarë. Nëqoftëse shteti do të ndërmarrë një hap për shpronësim, për kompensim vlera shkon në mbi 1 miliardë euro. Kjo është fatura që duhet të na paguajë shteti, në rast se ne largohemi nga prona jonë, shpronësohemi”, thotë Toro.

Nje debat per ligjshmerine e ketij vendimi ka nisur tashme dhe nga mbrojtesit e trashegimise kulturore kerkohet shfuqizimi si i paligjshem i gjithe vendimit, qe i jep disa personave pronesine edhe ne parkun Arkologjik te Butrintit.

Top Channel