Eksploziv banesës së biznesmenit të ndërtimit
10/03/2014 00:00
Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pranë Fakultetit Juridik në Tiranë, ku një bombë artizanale është vendosur në banesën e biznesmenit të ndërtimit Ilir Dako, ne katin e trete te nje pallati.
Për pasojë është plagosur bashkëshortja e tij Vasilika Dako, 60 vjeç e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes ndërkohë që policia është duke marrë në pyetje biznesmenin Dako për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se Ilir Dako nuk ka pasur më parë asnjë problem me ligjin, nderkohe qe dikur ka qene punonjes i Sherbimit Informativ Shteteror.
Top Channel