Vlorë, në pranga polici rrugor, mori ryshfet

08/03/2014 00:00

Një efektiv Policisë së Qarkullimit Rrugor të Vlorës është vënë në
pranga ditën e sotme pasi u kap në flagrancë duke marrë ryshfet.

Arrestimi i inspektorit Eduart Mustafa, efektiv i Komisariatit të Policisë Vlorë, me detyrë “trupë shërbimi” në seksionin e Policisë Rrugore ësëët bërë nga Sektori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB).

Mbi punonjësin e policisë rëndon vepra penale e “korrupsionit pasiv”, e parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal. Sipas SHKB-së, në datë 6 mars 2014, rreth orës 16:00, polici ishte në shërbim në një nga kryqëzimet e rrugës Trans-Ballkanike, ku i ka marrë një drejtuesi automjeti një shumë parash.

Top Channel