Pasiguria, Tavo takon banorët e Dropullit

08/03/2014 00:00

Minoritarët në Dropull ndihen të pasigurt dhe për këtë do të kërkohet
interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë me ministrin e Brendshëm, Saimir
Tahiri.

Këtë e ka deklaruar dje deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, i cili ka pasur një takim urgjent me minoritarët në Gjirokastër, të cilët kanë shprehur shqetësimin për serinë e vjedhjeve në këto treva. Banorët kanë kërkuar më shumë prezencë të patrullimeve të policisë, pasi sipas tyre vjedhjet janë shtuar dhe mungesa e policisë në këtë zonë e bën më të lehtë punën e hajdutëve.

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, deputeti Tavo ka mbështetur kërkesat e banorëve. “Është një problem kërcënues, për këtë komunitet që jeton në këto treva. Ka të bëjë me çështjen e rendit dhe qetësisë publike në këto zona. Dëshiroj të theksoj që sot pata një komunikim me drejtorin, i cili më ka informuar se janë ndaluar dje tre persona që dyshohet se janë persona që kanë marrë pjesë në këto vjedhje shtëpish”, tha deputeti Tavo. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dje tre të rinj nga Elbasani, si autorë të mundshëm të grabitjeve të ndodhura në zonën e Dropullit.

Top Channel