Parlamenti i grave shqiptare

08/03/2014 00:00

Parlamenti i Shqipërisë, ambienti i dominuar ndër vite nga burrat, në ditën e 8 Marsit ka pasur një pamje krejtësisht tjeter.

Për here te pare, ky 8 Mars shënon nje aktivitet parlamentar te te gjitha grave ne politike ne mbare trevat shqiptare. Aleanca e Grave Deputete ne Parlamentin shqiptar, drejtuar nga Mesila Doda ka mbledhur ne sallen e legjislativit grate politikberese shqiptare, por edhe te fushave te tjera, ne te gjithe rajonin.

Perpos bashkimit te zerit te gruas ne perpjekje per me shume drejtesi dhe barazi, theksi u vu tek mundesia me e madhe e grave shqiptare sot per te kapercyer kufijte dhe per te qene nje faktor me i forte, ndersa deputetja me e vjeter shqiptare nga Kosova, Flora Brovina qe edhe drejtoi seancen, kujtoi kohen kur pavaresisht ndarjeve dhe veshtiresive, grate shqiptare gjeten rrugen per te mbeshtetur njera-tjetren, si ne rastin e luftes se Kosoves.

“E mbijetuam shtypjen, masakrat, e mbijetuam tokën e djegur, eksodin biblik, gjithnjë bashkë si gra që jemi. E gjetëm mënyrën e komunikimit.Në vitet më të vështira i zgjatëm duart nga motrat tona dhe i gjetëm shtëpitë tona të dyta, këtu në mesin tuaj”, tha Brovina.

“Sot kemi faktorizimin e shqiptarëve, qoftë në Maqedoni, qoftë në Luginën e Preshevës, qoftë në Mal të Zi, madje edhe Camëria doli nga harresa. Ky është një pozicion i ri dhe në këtë kthesë historike, gratë luajtën një rol të jashtëzakonshëm, sepse ne ishim aty kur duhet guximi, kur duhej sakrifica ishim të gatshme t’i japim kontributin tonë përmes vizionit tonë që proceset e përparimit të kombit shqiptar, më në fund të shkojnë në rrugën e drejtësisë, proceset e fuqizimit të kombit shqiptar, të shkojnë në kuadër të vizionit euroatlantik dhe të vlerave euroatlantike”, tha Edita Tahiri, zëvendëskryeministre e Kosovës.

Megjithe perparimin  e gruas ne politike dhe institucione, per deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, grate serish jane nen shenjestren e dhunes se burrave.

“Ka ndodhur ajo që nuk duhet të ndodhte asnjëherë, kur gratë, të cilat kanë marrë mandatin e deputetes, janë detyruar nën presion të largohen për t’i hapur vendin që në këtë parlament të zëvendësohen nga burra. Minimumi, kjo është shenjë e mungesës së respektit, sigurisht që e thënë më troc është dhunë e fshehur ndaj grave për të mos folur pastaj me pjesën e korrupsionit politik që bëhet më botën”, tha Bregu.

“Unë mund t’ju them me plot besim se ka akoma në këtë vend, burra dhe gra që për fat të mirë e mendojnë ndryshe, veprojnë ndryshe. Më së pari, këtë e ka demostruar fakti që në qeverisjen e sotme numri i zonjave është më i larti në historinë 100-vjeçare të Republikës së Shqipërisë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Megjithe kete nenvizim të Kodhelit,serish grate kane nje beteje per te fituar, pervec asaj gjinore, edhe ate te bashkimit dhe bashkepunimit me te madh mes grave shqiptare ne rajon.

“Unë kërkoj një duatrokitje për të gjitha zonjat që 20 vjet me rradhë, në këtë arenë kanë bërë betejat e tyre, që ne të mund të ngjitemi sot në këtë tribunë ku jemi. Gjërat mund të ndryshohen vetëm nëse ne do të jemi të gjitha së bashku. Ndryshe e kemi luftën të humbur pa e filluar akoma. Unë jam besimplotë se ne do ta fitojmë këtë betejë, jam besimplotë se shekulli që ka ardhur është shekulli i grave, pse jo i grave shqiptare kudo që janë, në të gjitha trevat “, tha Kodheli.

Top Channel