“Mazhoranca nuk ka kundërshtarë”/ Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Ngjela: Saliu është anti-demokrat, non grata në dy vende Dhuna në familje dhe veçanërisht ndaj grave mbetet një shqetësim në rritje jo vetëm në shoqërinë britanike në tërësi, por edhe në një pjesë të komunitetit shqiptar që jeton në Britani të Madhe.
Për këtë arsye një nga shoqatat shqiptare më të njohura dhe më efektive në Britani “Shpresa Program” ka ndërmarrë iniciativën për gjetjen e modelit më të mirë të mundshëm dhe të përshtatshëm që do të ofronte shërbimet më të specializuara për komunitetin shqiptar pas vrasjes së një gruaje në 2007 e cila ishte frekuentuese e këtij programi.
Në përpjekje për të adresuar këtë problem, “Shpresa Program”, pas konsultimeve që nga viti 2008 me grupet mbështetëse të grave shqiptare për dhunën në familje, konkludon se ky është një problem masiv ku komuniteti ishte i ndarë dhe kërkohet një ndryshim në mentalitet.
“Shpresa Program” si institucion nuk kishte staf të specializuar në këtë fushë, prandaj u gjetën fondet dhe janë kontraktuar për këtë shërbim institucionet e specializuara britanike në këtë drejtim.
Sipas këtij projekti të inauguruar në Nëntor të vitit 2013, anëtarët e komunitetit shqiptar në Britani do të kenë gjithë informacionet e duhura, trajnimet e nevojshme për të krijuar një familje të shëndoshë e nëse kjo për një arsye apo tjetër nuk ndodh, secili të ketë mundësitë kërkojë ndihmë të specializuar.
Gjatë viteve të fundit vihet re një rritje e dhunës në familje. Ndër arsyet e shumta janë diferenca midis brezave, gratë në pozita më të forta dhe me më shumë njohuri për shoqërinë britanike dhe për të drejtat e grave në shoqërinë britanike.
Brenda 6 muajve projekti i krijuar nga “Shpresa Program” ka ndihmuar 19 gra dhe fëmijët e tyre që largohen nga dhuna dhe strehohen në vende të sigurta si dhe t’iu afrohet e gjithë ndihma e nevojshme. Mbi 100 gra kanë marrë pjesë në trajnimet 6-javore që kanë si qëllim mirëinformimin rreth dhunës në familje, masat parandaluese apo shërbimet që janë në dispozicion.
Luljeta Nuzi, drejtore e “Shpresa Porgram”, thotë për Top-Channel se: “Ne tek Shpresa Program besojmë që çdokush ka të drejtë të jetojë i sigurtë dhe të ndjehet i mbrojtur dhe kur prindërit shkojnë mirë dhe e kuptojnë njëri-tjetrin, ata kanë mundësi të kontribuojnë në rritjen e një familje të shëndoshë dhe të përçojnë vlerat më të mira tek pasardhësit e tyre.”
Nga sot në Britani rregulla të reja hynë në fuqi mes të cilave mundësia për të verifikuar rekordet e policisë nëse partnerët e tyre kanë histori në dhunën në familje.
Rasti më i rëndë i dhunës në familje së fundmi në Britani dhe ndaj gruas ishte vrasja nga burri i saj i një gruaje shqiptare nga Kosova në vitin 2013, ndërkohë një tjetër vrasje ka ndodhur në vitin 2007 në Londrën Veriore.
Ndërkohë që ka shumë raste kur grate raportojnë burrat për dhunë ndaj tyre, për të cilat policia dhe prokuroria vendase është mjaft rigoroze në çuarjen në dyert e drejtësisë të shkaktarëve të kësaj dhune.
Top Channel