Zerqan, protesta kundër HEC
07/03/2014 00:00
Pas dy protestave kundër ndërtimit të një hidrocentrali në komunen
Zerqan të Bulqizës, kompania koncesionare së bashku me kryekomunarin
janë takuar me banorët për të shpjeguar projektin.
Këta te fundit kerkuan qe kompania mos devijoje projektin dhe te mos e preke ujin e liqenit te zi qe per keta banore eshte jetik per vaditjen e tokave, nderkohe qe e gjithe zona eshte zone e mbrojtur.
Drejtuesit e kompanise koncesionare kane shpjeguar qe projekti i tyre nuk demton banoret. Ne kete linje ishte edhe kryekomunari i Zerqanit.
Banoret megjithate ngulmojne se projekti ju demton burimet ujore dhe vecanerisht Liqenin e Zi.
Top Channel