Qindra fëmijë, nxënës e studentë kanë kujtuar dhe uruar mësuesit e tyre
në këtë ditë të veçantë për ta. Rrugët e kryeqytetit këtë mëngjes ishin
mbushur më fëmijë që mbanin në duar lule për mësuesit e tyre, për ata që
i kanë mësuar të shkruajnë dhe të lexojnë dhe të ecin para në rrugën e
gjatë të dijes.

Para 127 vitesh, pikerisht me 7 Mars u hap ne Korçë, Mësonjtorja e pare shqipe. Per drejtorin e pare te shkolles shqipe Pandeli Sotirin, por edhe per gjithe popullin shqiptar, kjo dite do te ishte shume e rendesishme, pasi femijet shqiptar mund te mesonin shqip ne nje shkolle publike ne vendin e tyre dhe jo privatisht.

Populli shqiptar kishte luftur gjate kunder pushtuesit osman dhe kjo ishte nje fitore e madhe e dijes.

7 Marsi, Rama rikthehet në Lice

Për të uruar 7 Marsin, Kryeministri Edi Rama zgjodhi te vizitonte Liceun Artistik, ku ai ka kryer shkollën e mesme. Fillimisht Kryeministri pa nga afër një prej kabineteve të Qeramikës dhe me një tjetër atë të Pikturës.

I shoqeruar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Kryeministri kerkoi te degjonte opinionet e pedagogeve. Viziten e kreut te Qeverise ata e quajten si nje kthim te vemendjes nga Liceu, per te cilin thane se jane ruajtur themelet, por ka mbetur prapa. Sipas drejtorit te Liceut, tashme ai nuk i pergjigjet tregut te punes.

Perballe sfidave qe ndeshet ky institucion i arsimit, ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro keshilloi mosqëndrimin pasiv, duke sugjeruar aplikimin tek nje fond i BE-së.

“Ju bëj thirrje edhe njëherë shkollave të artit për një potencial shumë të madh që ofron një program europian që quhet ‘Europa Krijuese’, një program në të cilin shteti shqiptar ka negociuar, ka finalizuar marrëveshjen të aplikojnë dhe të përfitojnë projekte të të gjitha natyrave me karakter artistik dhe kulturor”, tha Kumbaro.

Te gjithe se bashku deklaroi Kryeministri, Liceun duhet ta trajtojme ndryshe, ashtu siç trajtohen te tilla shkolla ne te gjithe boten.

“Çfarëdo ndryshimi, qoftë në pikëpamje të sistemit, qoftë në pikëpamje të infrastrukturës, qoftë në pikëpamje të bazës materiale, apo të programeve të brendshme, duhet të vijë si rezultat i një dialogu me tre komponentë, me trupën mësimore këtu, me Ministrinë e Arsimit dhe me Ministrinë e Kulturës. Nga ky dialog duhet të marrë jetë në një kohë të shpejtë një projekt, mbi të cilin do të punojmë bashkarisht”, tha Rama.

Meta: Universiteti Bujqësor me rëndësi për bujqësinë vendase

Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta urimet e për 7 Marsin i dha nga Universiteti Bujqësor i Kamzës. Meta shprehu rëndësinë që merr ky universitet për bujqësinë shqiptare.

“Të gjithë ne, shoqëria jonë, ka një borxh të pashlyeshëm, një borxh mirënjohjeje që trashëgohet brez pas brezi dhe sado që ne të tregojmë mirënjohjen dhe përkushtimin tonë ndaj mësuesve, pedagogëve tanë, përsëri do të mbetemi përjetë në borxh ndaj tyre. Departamentet dhe laboratorët e Universitetit Bujqësor, gjithashtu mund të njihen me ligj si qendra referenca kombëtare për fushat e kompetencës që ato mbulojnë. Edhe studentët e këtij Universiteti nesër do të jenë specialistë të të gjithë fushave të bujqësisë. Rritja e dijeve të tyre është një kerkesë e kohës”, tha Meta.

Krahas vizitës në ambientet e këtij universiteti, kreu i Kuvendit ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e dorëzimit të tapive për të gjitha pasuritë e patundshme në administrimin e Universitetit.

Nikolla në Elbasan, uron mësuesit

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla zgjodhi “qytetin e dijes” për të uruar të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit. Kjo ditë përkon edhe me 100-vjetorin e themelimit të Drejtorisë Arsimore Rajonale në qytetin e Elbasanit.

Vizitën e parë të saj në Elbasan, Nikolla e ka zhvilluar në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Arsimit ku është pritur nga stafi si edhe përfaqësues të pushtetit lokal. Më pas janë vendosur kurora me lule në shtatoren e arsimit ngritur disa vite më parë për nder të arsimtarëve elbasanas. Ministrja e Arsimit u ndal me tej ne teatrin “Skampa” ku eshte pritur nga qindra mesues.

Ne fillim te fjales se saj Lindita Nikolla si ish-mesuese dhe ministre e Arsimit u perul para vepres se madhe te arsimtareve shqiptare. Ministrja premtoi vazhdimin e reformave ne sistemin arsimor. Ajo the se qeveria shqiptare ka ne fokus mesuesit permes rritjes se pagavce dhe vendosjes se takses se ndershme.

Ne pershendetjen e tij te rastit drejtuar mesuesve, kryetari i Bashkise se Elbasanit Z. Qazim Sejdini kerkoi nga qeveria shqiptare rikthimin e Normales, krenarise dhe historise se arsimit ne Elbasan. Shkolla Normale, tha Sejdini na u mor pa te drejte dhe pa na pyetur.

Në vijim të axhendës së saj në Elbasan Ministrja e Arsimit dhe Sporteve e shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë Qazim Sejdini dhe prefekti kanë vizituar edhe shkollën 9- vjecare Naim Frashëri, e cila ka më shumë se 100 vjet që është themeluar dhe ka nxjerre nga bankat e saj figura të shquara akademike. Në qytetin e Elbasanit janë nderuar ndër vite me titullin Mësues i Popullit 36 mësues, ndërsa 76 janë nderuar me titullin Mësues i Nderuar. Gjithashtu nga ky qytet kanë dalë tre drejtues të Akademisë së Shkencave.

PD: Jo emërime politike në shkolla

Partia Demokratike ka uruar sot mësuesit me rastin e ditës së 7 Marsit duke vlerësuar rolin e mësuesve në të gjithë vendin, ndërsa ka renditur një sërë reformash të rëndësishme në arsim të ndërmarra nga qeveria e djathtë.

Përmes një deklarate për mediat, Genc Pollo deputeti i PD dhe njëherësh ish-ministër i Arsimit akuzoi Qeverinë se po ndërmerr politika që e dëmtojnë arsimin, duke dënuar vendimin e Qeverisë për të mos rritur pagat e mësuesve si dhe shkarkimet dhe emërimet partiake që po e dëmtojnë arsimin.

“Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj, kreu një revolucion në arsim, përmes reformës tërësore të sistemit:  kurrikula moderne, trajnim efektiv të mesuesit, vlerësim objektiv të nxënësit e menaxhim modern të shkollës,  deri tek dyfishimi i pagës së mësuesve duke i kthyer dinjitetin  e humbur këtij profesioni të nderuar. Gjithashtu, gjatë qeverisjes së saj, Partia Demokratike ndërtoi dhjetëra shkolla të reja, i informatizoi ato, nga qendrat urbane, e deri tek fshatrat e largët. Por për arsimin dhe mësuesit ka ende për t’u bërë. Ne jemi të shqetësuar, sepse qeveria ka ngrirë pagat e mësuesve, pra Edi Rama ka vendosur që të mos e rrisë më shpërblimin financiar të  tyre.Kjo është një masë shkurajuese, është një mungesë vlerësimi për punën dhe rolin e mësuesit në shoqërinë tonë.Gjithashtu, shkarkimi i kundraligjshëm  i drejtorëve të shkollave e mësuesve për interesa partiake, dhe emërimi në arsim i militantëve partiake të pakualifikuar, është shërbimi më i keq që kjo qeveri po i bën arsimit dhe edukimit në vend.Ne i kërkojmë qeverisë, të tërhiqet nga këto qëndrime”, tha Pollo.

Top Channel