Mungesa e ambienteve në Gjykatën më të madhe në vend, ate të Tiranës,
ishte një nga problemet e ngritura në analizën vjetore të punës, nga
kreu i saj Fatri Islami, i cili ka ndikuar edhe në zvarritjen e gjyqeve.

Kerkese kjo qe ministri i Drejtesise ia quajti si një borxh te politikes ndaj tyre, ashtu si vete gjyqtaret e ketij vendi, – tha Naço, – kane borxhe qytetareve, duke kujtuar ankesat dhe denoncimet e shumta te qytetareve ndaj gjyqesorit.

“Eshtë fakt i pamohueshëm se portali online ka bërë të mundur krijimin e një mënyre të re komunikimi të shqetësimeve të qytetarëve, si rezultat i veprimeve të papërgjegjshme, qoftë të administratës, por edhe disa gjyqtarëve. Rezultojnë se në portalin online janë regjistruar rreth 700 denoncime dhe ankesa, të cilat, pjesa më e madhe i adresohen gjyqësorit, zyrat e regjistrmit të pasurive të paluajtshme, zyrave noteriale etj”, tha Naço.

Ministri i Drejtesise kujtoi se eshtë me mjaft rëndësi respektimi i dispozitave ligjore për mbajtjen, ruajtjen dhe arkivimin e procesverbalit të seancës gjyqësore me mjete audio, në respektimin e rregullave të etikës gjyqësore, të transparencës së gjykimit tek publiku, të cilat për fat të keq mendoj se kanë mbërthyer sot një pjesë pushtetin gjyqësor në tërësi dhe kanë dobësuar besimin e qytetarëve tek drejtësia e Gjykatës. Sipas kreut te Gjykates se Tiranes, Islami ne kete gjykate mungon arkivimi i dosjeve per shkak te pamjaftueshmerise se hapesires se gjykates.

Top Channel