Fundjavë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për javën e ardhshme
Drejtuesit dhe nje pjese e stafit të komunës së Shëngjinit janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyrë.
Dy persona u arrestuar dhe disa zyrtare, ne qarkun e Lezhes dhe ne komunen e Shëngjinin, perfshi edhe kryekomunarin jane ne ndjekje penale per tjetersim te prones ne zonen kenetore te lagunes Kunes. Drejtoria e policise se Lezhes njoftoi se ne operacionin Ishulli kryer nga sektori i krimit financiar ne qarkun e Lezhes, prej dates 5 mars jane arrestuar shtetasit.
Fran Licaj, dhe Nikoll Prelaj, per vepren penale te shperdorimit te detyres, nderkohe qe jane shpallur ne kerkim shtetasit Shan Gërdhati, me detyrë shef i Sektorit të Mbrojtjes Tokës në Qarkun Lezhë, pasi Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Agustin Gjini, me detyrë ish-sekretar Komunës Shengjin-Lezhë, pasi Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurimit përsonal “Arrest në burg”. Është ekzekutuar ndërkohë vendimi i Gjykatës për shtetasin Salvator Kaçaj, me detyrë Kryetar i Komunës Shëngjin, pasi Gjykata e Lezhës ka caktuar masë e detyrimit per paraqitje.
Ndërsa është vendosur masa “Arrest në shtëpi” për tre topografet e komunes Luigj Paloka, Diella Marku dhe Avdi Mali. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërndare tokë, në kundërshtim me ligjin 7501. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Nikoll Prelaj, i arrestuar, iu gjetën disa materiale, si vërtetime të falsifikuara, harta e plane rivelimi, vulë e Komisionit të Qendrës së Votimit, vërtetime të Komunës të paplotësuara dhe një krehër pistoletë mod.54 me 4 fishekë kalibër 7.62 mm.
Top Channel