Sekuestrohen 2 kg heroinë tek ‘Komuna e Parisit’

06/03/2014 00:00

Policia e Tiranes ka sekuestruar mbrëmjen e të mërkurës 2 kilogramë
lëndë narkotike të llojit heroinë heroinë dhe ka vënë në pranga 2
persona si poseduesit e saj.

Operacioni i policisë u krye Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës në zonën e “Komunes e Parisit” në kryeqytet, ku u vunë në pranga shtetasit Franc Malo dhe Gerald Muçollari.

Nderkohe policia ka shpallur ne kërkim tre persona te tjere te perfshire ne trafikun e lendeve narkotike dhe ka nisur hetimet per te zbulur bashkepunetoret e tyre ne kete aktivitet kriminal.

Top Channel