Përmbyset minibusi i pensionistëve

06/03/2014 00:00

Dy persona, shtetasja Klaudia Nushi, 25 vjeçe dhe Atlie Toska, 66 vjeç
nga Tirana humbën jetën në një aksident automobilistik, në aksin rrugor
Përrenjas-Qafë Thanë në vendin e quajtur Urakë.

Pjesa me e madhe e udhetareve ishin pensioniste qe po shkonin ne Struge per festat e 7 dhe 8 Marsit. Nderkohe sipas policise 17persona te tjere jane plagosur rende ne kete aksident dhe jane derguar qe te gjithe ne spitalin e Librazhdit per te marre ndihmen mjekesore.

Drejtoria e Policise se Elbasanit njofton se komisariati i Librazhdit kishte marre njoftim per nje aksident ne Urake. Pasi mberriti ne vendin e ngjarjes, policia konstatoi se nje minibus AA 074 AX me 19 persona ne bord, me drejtues shtetasin Bajram Kodra banues ne Tirane. Mjeti me te cilin ata udhetonin doli nga rruga, u perplas me nje shtylle elektrike e me pas u permbys ne nje kanal.

Nga informacionet paraprake rezulton se nje mjet tjeter tip Ford me targa AA 803 CT, me drejtues shtetasin me iniciale F.S, dyshohet te kete qene dhe shkaktari i daljes se minibusit nga rruga, pasi dyshohet se ky mjet i ka dale perpara duke i prere keshtu rrugen. Viktima e pare, 25-vjeçarja Klaudia Nushi ishte organizatore e udhetimit.

Top Channel