Zhvillimi i arsimit profesional

05/03/2014 00:00

Janë me qindra të rinj që kanë përfunduar shkollën e lartë dhe janë të papunë prej vitesh. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me nxënësit e Shkollës Profesionale Ekonomike në Tiranë, ka theksuar avantazhet e arsimit profesional.

“Është një zhgënjim i madh të harxhosh 12 vjet shkollë dhe pastaj të mbetesh i papunë. Prandaj duhet të flasim sa më shumë për vlerat e arsimit profesional, të asaj që t’i mund të bësh me talentin tënd dhe duart e tua”, deklaroi Veliaj.

“Prandaj, pyetja sot është: Çfarë dini të bëni? E në fakt, në një shkollë si kjo e juaja ka një përgjigje: Po, unë di të jem ekonomist, di të mbaj bilanc, di si menaxhohet një bankë apo të ardhurat e një biznesi”, u shpreh ministri.

Veliaj kërkoi që të punohet për kurrikulat e shkollave profesionale ku të futen lëndët që kanë vlerë reale për tregun e punës.

“Askush nuk e mëson futbollin në teori. Duhet të futesh në fushë, të mësosh si të pasosh topin dhe si të luash në ekip”, theksoi Veliaj.

Top Channel