Shkollë shqip në Selanik

05/03/2014 00:00

Pas një nisme të shoqatës shqiptaro-greke të punëtorëve dhe miqve të
Selanikut,”Progresi” shoqata e dyte më e madhe e këtij qyteti, është
hapur në këtë qytet një kurs i ri i gjuhës shqipe për fëmijët e
emigrantëve shqiptarë.

E veçanta e tij qendron ne faktin se jo vetem qe mbeshtetet nga bashkia e Savroupolit, nje lagje ne perendim te Selanikut ku jeton nje pjese e mire e komunitetit shqiptar, por edhe nga shkolla publike e ketij rajoni, qe ofron nje dite ne jave, nje prej klasave te saj per te gjithe ata femije qe duan te mesojne gjuhen amtare.

Ne ceremonine e fillimit te ciklit shkollor kane pergezuar 30 femijet e pare qe jane regjistruar ne kete kurs, kryebashkiaku i Stavroupolit Diamantis Papadhopoulos,kreu i shoqates “Progresi”, Theodhori Miho, si dhe perfaqesues nga konsullata shqiptare në Selanik.

Sipas programit mesimet do te zhvillohen falas,njehere ne jave dhe te pakten pese mesues kane shprehur deshiren e tyre per t’u dhene mesim nxenesve shqiptare. Ndihmese per sigurimin e abetareve dhe teksteve te para ka dhene ish-kandidati për deputet i PS në zgjedhje dhe përfaqësuesi i emigracionit shqiptar në Greqi, Artur Porpollogu.Lajmi eshte pritur me gezim nga komuniteti shqiptar ne Selanik, qyteti ku ka filluar per here te pare mesimdhenia e gjuhes shqipe ne Greqi, ne vitin 2001,nen kujdesin e shoqates ‘Nene Tereza’.

Top Channel