Duhanpirja masive i shkakton dëme afatgjata artierëve të fëmijëve, duke
sjellë lodhjen e parakohshme të tyre me më shumë se tre vjet, dëmtim i
cili konsiston në trashjen e mureve të enëvetë gjakut, rrit rrezikun e
atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale më vonë gjatë jetës.

Këto janë rezultatet e një studimi, të publikuar nga ‘European Heart Journal’, i kryer në mbi 2 mijë të mitur, të moshës nga 3 deri në 18 vjeç.Ekspozimi, ndaj asaj që quhet duhanpirja e dorës së dytë, për eskpertët bart një rrisk që nuk duhet nënvlerësuar. Dëmi i shkaktuar te fëmijëve mund të jetë i pakthyeshëm, thonë ata dhe pasojat fizike të rritjes në një shtëpi të mbushur me tym duhani do të ndihen në një fazë të mëvonshme.

Kontrollet me ultratinguj kanë ndihmuar ekspertët të tregojnë se si fëmijëet dhe prindër bashkë pësojnë ndryshime të mureve arteriale në qafë dhe kokë. Në fillim, trashja e artieres kaotide nuk ishte shumë e ndjeshme, por gjatë rritjes së fëmijëve diferenca nis të dallohet. Rezultati i studimit merr në konsideratë edhe ndikimin e mundshëm të disa faktorëve të tjerë, sic është edhe fakti që këta të mitur në të ardhmen mund të bëhen edhe vetë duhanpirës dhe pse ndikimi në fëmijëri mbetet sipas mjekëve i padiskutueshëm.

Top Channel