Ndihma ekonomike për të papunët

03/03/2014 00:00

Nëse je i papunë, por refuzon të punosh, atëherë përjashtohesh menjëherë nga skema e ndihmës ekonomike.

“Nëse dikujt i ofrohet një vend pune, që mund ta bëjë, që i ka aftësitë ta bëjë dhe e refuzon sepse preferon ndihmën ekonomike, ata persona nuk do të marrin më ndihmë ekonomike dhe ato para ua japim atyre që janë realisht nevojtarë. Do të doja që zyrat e punës të jenë rigoroze dhe të jeni sa më të disiplinuar në çështjet e ndihmës ekonomike”, tha Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj

Ministri tha se zhvillimi i kurseve profesionale, sipas kerkesave te tregut, por edhe të qyteteve te ndryshme te vendit eshte shume i rendesishem per punesimin e te rinjve, por edhe te papuneve, te cileve iu eshte dhene mundesia te trajnohen falas ne kurse profesionale.

“Do të marrim atë formë, që biznesi në zonën që ne kemi Qendër Formimi Profesional, do të kërkojë. Këtë e kam me shumë merak dhe do të doja ta kishit parasysh të gjithë”, tha ministri.

Veliaj, ne takimin me drejtoret e Qendrave te Formimit Profesional tha se duhet te kete nje lidhje te ngushte me bizneset dhe kerkesat e tyre, ne menyre qe te rinjte e trajnuar te gjejne vende pune.

Top Channel