Dy viruset e gripit AH3N2 dhe AH1N1, apo siç i njohim ndryshe gripi
amerikan dhe gripi i derrit, kanë shtuar numrin e pacientëve nëpër
poliklinikat e lagjeve. Zyrtarisht njoftohet se nga gripi i derrit janë
prekur 19 persona.

Në qendrën shëndetësore numër 8 në Tirane, e cila mbulon një numër të madh të popullatës, paraqiten në ditë 40 pacientë me simptoma të gripit.

“Nga ndryshimi i kohës, po dalim nga një stinë e dimrit, në një stinë pranverore, ka një shtim të rasteve me grip. Rastet janë të tilla që shfaqen me temperaturë të lartë, me rrjedhje hundësh, me dhimbje fyti, mund të jenë edhe me angina të zmadhuara. Po kështu ka edhe komplikacione të gripit, që janë bronkiti, bronkopneumonia dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Fëmijët e vegjël janë më të prekshëm dhe moshat e treta, pasi imuniteti është më i dobët”, thotë mjeku patolog, Alfred Lulo.

Simptomat e gripit ne kete sezon variojne nga te lehta deri tek komplikacionet e renda, ndaj mjeket bejne apel qe me shfaqjen e simptomave te para te mos neglizhohet vizita e mjekut, sidomos per femijet e vegjel, te moshuarit apo te semuret kronike, te cilet manifestojne forma të rënda të gripit.

Ata theksojnë mos përdorimin e antibiotikut, si një mënyre të lehtë për uljen e temperaturës apo medikamentet e tjera të marra vetëm nga një konsultë me farmacistin.

“Ne shqiptarët te mjeku shkojmë në fund, por mirë është që të paraqiten tek mjeku në kohën e duhur, sepse mjeku mund të diferencojë nëse është një grip i thjeshtë, është një komplikacion, bronkopneumoni apo dicka tjetër dhe kështu ndihma do të jetë më e shpejtë, më efikase dhe më e mire. Antibiotiku do të jepet vetëm në rastet, kur mjeku e gjykon të arsyeshme që duhet dhënë apo jo. Përdoret ibuprofeni te fëmijët e vegjël, tek të mëdhenjtë paracemoli. Antibiotikët do të merren vetëm në rastet e komplikacioneve që do të jenë nga pasojat e gripit”, thotë mjeku.

Nderkohe ne Spitalin Infektiv çdo dite paraqiten 40 raste, ku 14 prej tyre jane gjendje te rende ne mes tyre dhe nje mjek, i cili per shkak te komplikacioneve po i neshtrohet nje terapie intensive. Ne gjithe vendin jane diagnostikuar 125 persona me probleme te renda respiratore, nga te cilet 8 jane me virusin e gripit.

Nisur nga numri prej 16 500 pacientesh ne jave, situata gripale mund te konsiderohet epidemi, nderkohe specialistet e konsiderojne nje situate jo te pazakonte, e cila nuk eshte alarmante, pasi ne rast te kundert do te kerkohej mbyllja e shkollave apo vendeve te tjera publike.

Top Channel