Luftanijet ruse në Krime

26/02/2014 00:00

Autoblinda ruse kanë mbërritur në sheshin ‘Nakhimov’, në qendrën e
Sevastopolit në Krime, ku ndodhet baza e flotës ruse në Detin e Zi.

Luftanije të Moskës po lëvizin në rajon teksa Kremlini vazhdon të refuzojë njohjen e administratës së përkohshme në Kiev. Më të qarta janë raportet e zhvendosjes së aeroplanmbajtëses Nikolai Filchenkov, me të pakten 200 ushtare ne bord. kater anije te tjera me nje numer te pazbardhur forcash speciale nisen lundrimin nga porti rus i Anapa-s drejt sevastopolit.

Oleh Tyahnybok, lider i partise nacionaliste Svoboda, garanton se ka provat e levizjeve te Kremlinit, te cilat sjellin ere lufte. “Ju tregoj mesazhet telefonike”, thote ai duke cituar burime te sigurta nga Krimea per informacionet qe disponon.

Mberritja e Nkolai Fil`chenko-s ne portin e Temryuk-ut parashikohej ne oren 12.00, me 200 ushtare te armatosur, ndersa 328 marinse jane te stacionuar ne port bashke me 10 transportues te blinduar. Ne total, baza ruse e Sevastopolit strehon rreth 26.000 ushtare.
Krimea shtrihet ne bregun verior te Detit te Zi dhe 60% e popullsise se saj jane te regjistruar si ruse etnike. Pikerisht per mbrojtjen e tyre dhe te reparteve te veta ushtarake ne rajon, moska paralajmeroi me heret se eshte gati te hyje ne lufte. “Nese Ukraina ndahet, do te plase konflikti dhe te paren do te humbasin Krimene sepse nuk kemi ndermend ta leshojme, por do ta mbrojme ashtu sic beme me Gjeorgjine, pohoi me heret nje zyrtar rus per ‘Financial Times”. Skenarin e nje perseritjeje te krizes gjeorgjiane e profezitojne mjaft eksperte, te cilet shohin ngjashmeri mes situates se Ukraines dhe asaj ne Gjeorgjine e 2008-tes, kur mesymjes se Tblisit ne Osetine Jugore me prirje separatiste, Moska iu pergjigj me trupa ushtarake e tanke.

Gjate ofensives se saj 5 ditore humben jeten mbi 150 vete. Sipas censusit te vitit 2001, 17,3% e popullsise se Ukraines e identifikon veten si ruse dhe kryesisht eshte e vendosur ne zonat lindore dhe jugore te vendit. Ne rajonet qendrore dhe perendimore, perqindja e popullates ruse eshte me e larte ne qytete dhe qendra industriale e me e ulet ne zonat rurale. Pikerisht per kete fakt dhe per arsye historike, pjesa derrmuese e qyteteve te medha perfshire ketu Kievin, kane edhe sot e kesaj dite nje terheqje jo te vogel ndaj Moskes. 

Top Channel