Gjermani, rrëzohet pragu elektoral për PE

26/02/2014 15:55

Gjykata e Lartë Gjermane shpalli si jokushtetues pragun zgjedhor të 3%, që një parti duhet të siguronte për të fituar pjesëmarrjen në Parlamentin Europian.

Qeveria gjermane uli këtë kufi nga 5% gjatë vitit të shkuar, por Gjykata Federale në Karlsruhe vendosi që ky prag duhet të eliminohet plotësisht.

Ky ndryshim i hap rrugën disa partive të vogla, përfshi “NPD”-së së ekstremit të djathtë që të fitojnë vende në PE në zgjedhjet e Majit 2014.

Kjo parti, e cila llogaritet të ketë rreth 600-700 mijë mbështetës të përhershëm në Gjermani, është akuzuar si mbështetëse e ideologjisë neonaziste.

19 parti të vogla, midis të cilave ajo e Votuesve të Lirë, e Piratëve dhe Partia Demokratike Ekologjike kishin ngritur këtë çështje në gjykatë, duke e konsideruar pragun prej 3% si të padrejtë dhe deformues të vullnetit popullor në zgjedhje.

Gjermania vazhdon të mbajë në fuqi një prag të lartë elektoral në zgjedhjet kombëtare prej 5%, me qëllim që të vështirësojë pjesëmarrjen në Parlament të partive ekstremiste, por në zgjedhjet për PE, shumica dërrmuese e vendeve kanë eliminuar kufirin zgjedhor.

Top Channel