Studim i shqipes në universitetin “Aristoteli”

25/02/2014 00:00

25 shkurti i këtij viti bëhet një ditë e shënuar për gjuhën shqipe dhe
historinë e saj, pasi për herë të parë në këtë datë fillon zyrtarisht
studimi i saj për herë të parë në një universitet grek dhe pikërisht në
universitetin ‘Aristotelis’ të Selanikut,institucioni më i madh arsimor i
Greqisë.

Perurimi i kursit te gjuhes shqipe,nje iniciative qe mbeshtetet fuqishem nga Qeveria shqiptare dhe eshte ndermjetesuar nga konsulli i Pergjithshem ne Selanik Riza Poda , eshte bere nga rektori i Universitetit te Tiranes profesor Dhori Kule dhe homologut te tij profesor Yannis Mylopoulos.

Ne takimin e zhvilluar prane rektoriatit kane qene te pranishem edhe Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise profesor Shezai Rokaj,ai i Fakultetit te Shkencave Natyrore profesor Mynyr Koni dhe dekani i fakultetit Ekonomik profesor Sulo Haderi dhe dekanet e fakulteteve perkatese te universitetit grek.

“Do ta vleresoja si nje dite te rendesishme te shenuar per nje nga pasurite e medha kombetare qe kemi ne, gjuhen shqipe. Pra gjuha shqipe sot ka nje dite te rendesishme ne Selanik, pasi ne universitetin e ketij qyteti behet pjese e te mesuarit zyrtar nga studentet. Qe ne dy ditet e para kishin aplikuar 70 studente, vetem nje eshte me origjine shqiptare te gjithe jane greke. E gjithe kjo eshte pjese e nje bashkepunimi te mire me nje rol te vecante te konsullit tone te pergjithshem”, u shpreh rektori Kule.
 
“Nisma e konsullates per sa i perket hapjes se deges se gjuhes shqipe ne universitetin ‘Aristotelis’ coi ne nenshkrimin e nje marreveshjeje e cila u kurorezua  me firmosjen nga te dy rektoret e universiteteve perkatese. Konsullata po negocion shume edhe me Ministrine e Arsimit te Greqise per nje projekt pilot, i cili ka per qellim integrimin e gjuhes shqipe edhe ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme publike ne Greqi”, tha Poda.

30 studente si fillim do ndjekin falas mesimin e gjuhes shqipe , në bazë të  nje marrëveshjeje të bashkëpunimit shkencor te nenshkruar shume vite me pare,e riperterire ne vitin 2012 midis dy universiteteve qe po behen ura te fuqishme ne marredheniet e fqinjesise se mire midis dy vendeve.  Ne fjalen e tij te perurimit, rektori i universitetit ‘Aristotelis’ Yannis Mylopoulos u ka prezantuar studenteve te pranishem edhe profesoren e gjuhes shqipe dr. Rozana Rrushiti.

“Universiteti yne fillon te jape mesimin e gjuhes shqipe per studentet greke dhe jemi vertet shume te gezuar sepse kemi 30 studente qe treguan interes, ndersa kemi edhe profesoren e pare shqiptare qe fillon mesimdhenien ketu,pra kemi fillimi e nje epoke te re per universitetin tone me studimin e gjuhes  shqipe”, u shpreh rektori.

Rektoret dhe grupet e dekaneve kane rene gjithashtu dakord  edhe per zhvillimin ne daten 28 prill, te nje simpoziumi shkencor  që do të organizohet nga dy institucionet akademike në Selanik dhe do te perqendrohet ne tre tema kryesore,ekonomia,civilizimi dhe edukimi dhe ambienti.

Top Channel