Kabineti i ri qeveritar në Egjipt

25/02/2014 15:55

Presidenti i Egjiptit i kërkoi ministrin aktual të Strehimit, Ibrahim Mahlab, që të formojë një kabinet të ri pas dorëheqjes së kryeministrit të përkohshëm më parë gjatë javës.

I përballur me një valë protestash në rritje, Hazem Beblawi vendosi që të jepte dorëheqjen ditën e hënë, pa dhënë një arsye të qartë për këtë veprim të tij.

Dorëheqja surprizë duket se zuri në befasi edhe autoritetet ushtarake që dretojnë përkohësisht vendin pas grushtit të shtetit ndaj ish-presidentit Morsi dhe emërimi i Mahlab si kryeministër ishte përsëri i paparashikuar.

Beblawi u emërua kryeministër në muajin Korrik, pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi.

I dyshuar si përgjegjës për vrasjen e mbi 1 mijë personave gjatë protestave që motivuan grushtin e shtetit të ushtrisë, Morsi është duke u gjykuar aktualisht në një proces që po krijon shumë tensione në vend.

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në gjysmë shekulli, Morsi rrezikon të dënohet me vdekje nëse akuzat do të vërtetohen nga drejtësia egjiptiane.

Top Channel