OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve, spitale të mbingarkuara dhe mijëra të zhdukur
Avionët izraelitë kanë ndërmarrë sulme nga ajri në lindje të Libanit, pranë kufirit me Sirinë, njofton agjencia shtetërore libaneze e lajmeve.
Ushtria izraelite nuk ka lëshuar asnjë koment, edhe pse një burim i forcave të sigurisë së Izraelit është cituar nga “Reuters”, të ketë thënë se ka pasur “aktivitete të forcave ajrore në veri të vendit”.
Agjencia kombëtare e lajmeve në Liban tha se sulmet ajrore kanë ndodhur pranë fshatit Nabi Sheet, në Luginën Bekaa.
Grupi i militantëve libanezë, Hezbollah, ka një prezencë të theksuar në këtë luginë.
Korrespondentët thonë se kufiri lindor i Libanit frekuentohet shpesh herë nga kontrabandistët dhe avionët izraelitë kanë shënjestruar zonën disa herë përgjatë dy viteve të fundit.
Burimet e sigurisë kanë thënë se objektivat mund të kenë qenë kamionë me armë nga Siria, të destinuara për Hezbollahun.
Top Channel