Shtyhet procesi ndaj Gjikës

24/02/2014 00:00

Eshtë shtyrë sërish procesi gjyqesor ndaj kryebashkiakut të qytetit të
Vlorës, Shpëtim Gjika dhe 7 bashkepandehurve të tjerë për shkak të një
paqartësie të njërës prej prokurave të posaçme.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Gjika ishte i pranishem ne seance, nderkohe qe te pandehurit e tjere mungonin duke u perfaqesuar nga avokatet e tyre mbrojtes, te cilet ishin qe te gjithe prezente.

Por gjate apelit te kryer nga gjyqtari i dosjes Arben Micko, e pandehura Eleni Dardhaj kishte leshuar prokure te posaçme per t’u perfaqesuar nga avokati i saj, ne dokument nuk ishte saktesuar qe ky avokat do ta perfaqesonte ate edhe ne Gjykaten e Tiranes.

Ne dalje te procesit kryebashkiaku Shpetim Gjika deklaroi per mediat se vijon te jete kunder dergimit te dosjes se tij per gjykim nga Gjykata e Vlorës ne Gjykaten e Tiranes.

Seanca e radhes do te zhvillohet te henen qe vjen, sipas nje vendimi te gjyqtarit te çeshtjes qe u ka kerkuar paleve te jene te pranishem çdo te hene per kete proces.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta