Rëndohet situata gripale në vend në fund të muajit shkurt. Specialistë
të Shendetit Publik konfirmojne rreth 16 mijë raste në javë me
infeksione respiratore dhe qarkullim të dy viruseve të gripit, por
gjithësesi e konsiderojnë si sëmundje të sezonit.

“Numri i rasteve shkon në 16 mijë të tilla në javë. Kemi një rritje të infeksioneve respiratore dhe më e rëndësishme është rritja e numrit të rasteve të konfirmuara me grip. Llojet e viruseve që qarkullojnë janë AH3N2 dhe AH1NAHDM”, thotë Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive.

Bino ben thirjje per mos neglizhim te simptomave te gripit si kolle e shpeshte ,marrje fryme apo temperature e larte, pasi sipas saj gripi shkakton komplikacione te renda deri ne humbje jete. Gjithsej ne vend jane konfirmuar 111 raste te renda.

“Kemi patur raste të rënda, siç kemi patur cdo vit. Rastet e rënda janë me pamjaftueshmëri frymëmarrje akute dhe te një pjesë e tyre është identifkuar edhe virusi i gripit. Ajo cka dua të them është që gripi nuk duhet të neglizhohet, është një sëmundje që mbart me vete komplikacione, sidomos tek personat që kanë një sëmundje tjetër bashkëshoqëruese. Ata që vuajnë nga sëmundje të mushkërive, diabetikët, personat kardiakë por edhe çdo person tjetër duhet të jetë i kujdesshëm, sidomos kur ka temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje”, tha Bino.

Mjekë infeksioniste thone se berja e vaksines antigrip kete sezon ka qene ne nivele te uleta ndaj kemi dhe rritje te rasteve me grip. Por nga ana tjeter ata apelojne te behet vaksina ndaj dy viruseve H3N2 dhe H1N1, pasi asnjeherë nuk eshte vone per t’u mbrojtur, ndonese kjo vaksine duhej bere qe ne fillim te sezonit. Ne qendrat shendetësore te vendit eshte duke shperndare nje sasi tamiflu, e cila do te perdoret per raste te renda te cilat vleresohen nga mjeku i familjes.

Top Channel