Fëmijët shqiptarë, më të abuzuarit në Britani

24/02/2014 00:00

Pjesa më e madhe e fëmijeve që shfrytezohen seksualisht në Britanine e Madhe janë me origjinë nga Shqipëria dhe Vietnami.

Ne kete perfundim ka arritur Agjencia Kombetare e Krimit, organi shume i rendesishem per drejtesise angleze.

Te dhenat e studimit flasin se nga 140 femije te trafikuar, gjate vitit 2013, njekohesisht si raste te raportuara  per abuzime sekusale, 88 ishin me origjine nga Shqiperia e Vietnami,ndersa pjesa tjeter kishin lindur ne Mbreterine e Bashkuar.

Statistikat zyrtare u bene publike nga autoritetet, pas nje hetimit nje vjecar ne te gjithe territorin e Anglise.

E perditshmja “The Indipendent”  dhe “BBC” shkruajne se sipas Agjencise Kombetare, vitin e kaluar u raportuan rreth 1 746 viktima te trafikuara, kryesisht minorene.

Ne krahasim me nje vit me pare, sipas “BBC” vihet re nje rritje prej 47%.

Shifrat tregojnë se Shqiperia eshte vendi i pare i origjines ne trafikun e femijeve me synim prostitucionin.

Me pas vijne Nigeria,Vietnami dhe ne fund Rumania. Mediat theksojne se femijet jane te shpallur te zhdukur ne vendet e origjines, duke u futur me pas ne industine e seksit.

Shpesh rezultojne te zhdukur ne listen e Interpolit gje qe per grupet kriminale, jane kthyer ne burime fitimesh kolosale.Trafiku i minoreneve perben prej kohesh nje shqetesim per autoritetet Britanike.

Edhe pse ne te gjithe vendin nuk kane munguar aksionet policore, fenomeni mbetet ende shqetesues…

Top Channel